Tragjike në Fier, familjarët gjejnë 41-vjeçarin të vetëvarur në kasolle

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marinëz të Fierit, ku familjarët kanë gjetur një 41-vjeçar të vetëvarur në kasollen pranë banesës.

Lajme

21/08/2017 17:01

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë lokale.

Sipas tyre dje në fshatin Marinëz, në kasollen pranë banesës, është gjetur i vetëvarur nga familjarët, 41-vjeçari me inicialet Sh. N.

Sipas policisë ai kishte shfaqur shenja depresive.

Pas kësaj, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për vlerësim.