Tragjedia familjare që e motivoi Kanten të bëhet kampion i botës

N’Golo Kante sot cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Sport

21/07/2018 19:08

Gjithçka nisi me triumfin në Premierligë me Leicester Cityn, për të vazhduar të njëjtën gjë sezonin tjetër edhe me Chelsea, ndërsa në botërorin e Rusisë ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Francës, që u shpallën kampion botëror.

I qeshur përherë, punëtor i madh, lojtar i shkëlqyer e një personalitet që nuk ekspozon shumë përmes rrjeteve sociale, Kante vlerësohet si lojtari më i përulur në futbollin modern.

Kante që babanë e humbi si i ri, këtë verë ka përjetuar një tjetër tragjedi familjare, duke humbur edhe vëllanë.

Kjo tragjedi dihej vetëm nga ekipi kombëtar i Francës, dhe u mbajt e fshehur gjatë gjithë kohës.

Pavarësisht kësaj, Kante ia doli me sukses të ndalë Lionel Messin në përballjen Francë – Argjentinë, për të vazhduar kështu deri në triumfin e madh në finale kundër Kroacisë.

Kjo tragjedi duket se i shërbeu si motiv për t’u bërë kampion i botës./Lajmi.net/

YouTube player