Tragjedia Chapecoense, Milani vjen me një surprizë për skuadrën braziliane (FOTO)

Skuadra e Milanit do të solidarizohet me skuadrën braziliane, Chapecoense.

Sport

02/12/2016 19:20

Chapecoense ka përjetuar një tragjedi të madhe ditën e martë, pas pësimit të një aksidenti ajror, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur pothuajse e gjithë skuadra.

Për të mbështetur skuadrën braziliane në këtë tragjedi që ka prekur ata dhe gjithë futbollin, Milani në sfidën me Atalantën, do të veshë fanella të veçanta, që do t’i dedikohen Chapecoenses, përcjell lajmi.net.

Në këmishën e ‘Rossonerëve’ do të vendohet stema e skuadrës braziliane, dhe pas ndeshjes këto fanella do t’u dhurohen atyre, si shenjë solidarizimi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.