Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, shuhet familja tre anëtarëshe

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica janë mbytur sot në Liqenin e Shkodrës, teksa stuhia e ka “mbytur” varkën ku ata po udhëtonin.

Lajme

03/02/2019 19:50

Media “Vijesti” shkruan se lajmi u bë me dije nga ana e Radojica Rashoviq, tjetër person që ishte në varkë, por ia doli të shpëtojë gjallë.

Dëshmitarët thanë se u mbytën burrë e grua, vajza e tyre si dhe një djalë që u përpoq të shpëtojë familjen.

Varka kishte 9 vetë, por të tjerët dolën.

Ata kishin si destinacion një manastir, transmeton shekulli.

Një trup deri tani është gjetur, kurse po kërkohet për të tjerët. Skuadra të policisë dhe shpëtimit janë në vendngjarje.

Po punohet për të gjetur trupa të tjerë.