Tragjedi në Itali, vdes motoristi Cassani

Emanuele Cassani ka ndërruar jetë në garën Bridgeston Cup në Itali. Motoristi italian u ndesh me dy ngasës tjerë dhe përfundoi në asfalt. Të kota ishin tentimet e mjekëve për ta ndihmuar 24 vjeçarin.

Sport

13/04/2014 22:24

Ngasësi i motorëve italian, Emanuele Cassani ka vdekur nga lëndimet e pësuara pas një përplasjeje të ndodhur në hapje të sezonit të Coppa Italia në shpejtësi, gara Bridgeston Cup 2014, të dielën.

Ekipi italian FMI, me të cilin garonte i ndjeri, ka bërë të ditur se 24 vjeçari, i cili do t’i mbushte 25 në muajin qershor, është ndeshur me dy ngasës tjerë në fillim të garës në pistën Marco Simoncelli të Misano World Circuit.

Ndihma mjekësore ishte e pranishme menjëherë, duke e transportuar me helikopter, por mjekët nuk ishin të aftë ta shpëtonin jetën e tij.

Dy pilotët tjerë pësuan lëndime të lehta. Gara u ndërpre menjëherë dhe FMI theksoi se familja Cassani po kalon momente të vështira.

Piloti, i cili garonte në classe 600, u përplas për asfalti dhe e diela ishte fatale për të.