Tragjedi familjare, ja fëmijëria e hidhur e yllit të ri të Realit

Vetëm tre vite më parë Marko Asensio, atëherë një 18- vjeçar me shpresa të mëdha për të ardhmen te Majorka, fitonte pak më shumë se 1 mijë euro në muaj.

Sport

21/06/2017 18:42

Sot pritet të firmosë me Realin një kontratë prej 3.5 milionë eurosh neto në sezon.

Ka fituar një Champions përveç titullit kampion, një Superkupe Spanje dhe Botërori, në të cilin mori pjesë.

Debutoi në kombëtare dhe është fari i U-21 i Furive të Kuqe, që është edhe ekipi favorit për të triumfuar në Europianin që po zhvillohet këtë verë në Poloni.

TRAGJEDIA FAMILJARE

Por Asensio është edhe një djalë modest, serioz dhe i pjekur për shkak të vështirësive që i ka sjellë jeta dhe lotëve të sinqerta në kujtim të nënës së tij të ndjerë, një vajzë holandeze, e cila humbi betejën me kancerin në vitin 2011.

Marko u rrit nga babai i tij, një shitës në një supermarket së bashku me të vëllanë, që hyri më pas në polici. Një histori e dhimbshme, një tragjedi e kaluar me forcë, ndjenjë dhe pasion.