Tragjedi e re në Mesdhe, fundosen rreth 700 migrantë

Ekziston frika se rreth 700 njerëz janë fundosur bashke me anijen me të cilën ata po transportoheshin në afërsi të brigjeve të Libisë.

Bota

19/04/2015 10:38

Zëdhënësja e UNHCR, Carlotta Sami deklaroi se 28 persona janë shpëtuar dhe ata thonë se në anije kanë qenë mbi 700 njerëz.

Sipas gazetës Times of Malta, incidenti ka ndodhur jo larg ujërave territoriale të Libisë, 120 milje në jug të ishullit italian lampedusa.

Ekipet shpëtimtare të Italsië kanë shpallur gjendej të jashtëzakonshme në atë zonë nga mesnata e kaluar.

Agjencia Reuters transmeton se besohet që anija është fundosur pasi që shumica e migrantëve kishte kaluar në një anë të anijes, në kohën kur po afrohej në anije tregtare.