Trafikim i armëve nga Shqipëria për në Siri, arrestohet grupi kriminal (Foto)

Forcat e policisë së Shqipërisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen e sotme kanë finalizuar me sukses sekuestrimin e një arsenali armësh luftarake, ndërsa ka vënë në pranga 8 persona, pjesë e grupit që trafikonte armë luftarake.

Lajme

14/11/2014 23:58

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se aksioni i kryer në Shijak, nga të dhënat e administruara del se grupi kriminal dyshohet se mund të ketë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion final Sirinë.

“Aktualisht po punohet me Prokurorinë për Krime të Rënda për hetimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal për veprën penale – trafikim i armëve dhe municioneve”, ka thënë një zëdhënës i policisë shqiptare.