Traditat më të çuditshme të Shën Valentinit nëpër botë

Data 14 shkurt njihet gjerësisht edhe si dita e të dashuruarve pagëzuar ndryshe me emrin Shën Valentini.

Lifestyle

15/02/2017 00:38

Edhe pse dashuria duhet të jetë e pakohë, të dhurohet dhe të merret në çdo ditë të vitit, kjo ditë është një ogur i mirë për të bërë zemrën të rrahë si herën e parë. Lulet, bizhuteritë e shtrenjta apo një darkë romantike nuk janë simbolika kryesore e kësaj feste. Living ju njeh me traditat më të çuditshme të Shën Valentinit në botë.

Në Malajzi nuk festojnë çiftet, por beqarët. Ata shkruajnë numrat e telefonit apo adresat e rrjeteve sociale në portokaj dhe i hedhin në lumë, me shpresën se personi që do e gjejë do t’i kontaktojë, pse jo mund të jetë edhe njeriu i tyre i zemrës.

Tingëllon e çuditshme, por simboli i Shën Valentinit në Gjermani është derri i egër. Kjo kafshë është simbol i fatit, pasi në të shkuarën kushdo që kishte një derr të egër në shtëpi kishte pasuri dhe dashuri. Në pamundësi për të pasur derra të egër, gjermanët zbukurojnë derrat e tjerë dhe i mbajnë në shtëpi.

Shën Valentini filloi të festohej në Letoni vetëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Letonezët ngjisin pusulla dashurie mbi veshjet e partnerit dhe shëtisin kështu në të gjithë qytetin. Gjest i këndshëm apo jo ?

Për banorët e ishujve Filipine,Shën Valentini njihet ndryshe edhe si Zoti i martesave. U bënë shumë vite që në ketë veten celebrohen martesa në masë gjatë kësaj dite.

Në Ganën e largët, çokollata është simboli më i ëmbël i dashurisë. Nuk ka rëndësi nëse është e bardhë, e zezë, me apo pa bajame, çiftet duhet të hanë vetëm çokollatë me datë 14 shkurt.

Çiftet sllovene kanë një mënyrë shumë interesante për të festuar ditën e të dashuruarve. Ata vrapojnë këmbëzbathur nëpër fushat e sapo mbjella me grurë me shpresën që së shpejti do të bekohen me fëmijë. Kjo traditë shërben edhe për bekuar tokën që të jetë sa më pjellore.

Në Korenë e Jugut dhuratën e parë e japin femrat. Ato i bëjnë dhuratë partnerit të tyre, nëse ky i fundit ua kthen pas një muaji do të thotë që e duan njëri-tjetrin.

Kurse estonezët e shfrytëzojnë Shën Valentinin për të kaluar ditën me miqtë, madje e konsiderojnë këtë ditë si festën e Miqësisë.