Tradita e çuditshme që po shuan një popull

Në Papua Guinea e Re, popullariteti i përtypjes së arrave betel është gjithnjë në rritje.

Bota

13/10/2017 08:04

Rastet e kancerit të gojës, të cilat po rriten dita ditës, po bëjnë që kombi të përpiqet të kontrollojë varësinë e tij ndaj kësaj tradite.

Një herë e një kohë, kjo traditë bëhej vetëm për raste të veçanta, por tashmë gjysma e popullit të Papua Guinea po përtypin arrën betel.

Përdorimi i kësaj “droge” është i zakonshëm edhe për fëmijë të moshës gjashtë vjeç, ndërkohë që ata të cilët kanë krijuar varësi pranojnë se e përtypin arrën betel nga mëngjesi deri në darkë.

Përtypja e arrës betel, farë e palmës Areca, është një dukuri e zakonshme në Azi dhe Paqësor.

Në Papua Guinea e Re, ku është e njohur në vend si “buai”, konsumohet me një shkop mustardë të zhytur në pluhurin  e shkrirë të gëlqeres.

Disa nga vendasit thanë për BBC: “Përtypja e buai na bën më të lumtur dhe na jep shumë energji  për të përfunduar punët tona, pa buai, ne do të jemi të lodhur dhe të përgjumur, është pjesë e kulturës sonë.”

Përbërësi i arrave betel, arecoline, vepron te receptorët e trurit në të njëjtën formë si nikotina. Është tepër problematike dhe kancerogjene.

Papua Guinea e Re ka shkallën më të lartë të kancerit oral në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gati një në çdo 500 raste të reja të gojës dhe kancerit të fytit është në Papua Guinea e Re duke u bërë vrasësi më i madh në vend./tvklan.al

tradita-1_1507856135-2583353 tradita-2_1507856136-8943624