Tradhton Serbinë: Tsipras nderon Mustafën e Thaçin

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ju tha në Nju Jork Isa Mustafës e Hashim Thaçit se Greqia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Lajme

02/10/2015 10:48

Kotzias ftoi homologun e tij Hashim Thaçit për të vizituar Athinën dhe shprehu mbështetjen e Greqisë në përpjekjet e Kosovës për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe në të mirën e stabilitetit në rajon, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Gazeta serbe Blic shkruan se pretendohet se ata kishin rënë dakord që të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për të krijuar grupe pune për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me atë të BE-së, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj të përditshme beogradase, njoftimi i cili u publikua edhe në

faqen e internetit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme konfirmon se Athina “po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës”.

Analisti politik serb Dragomir Andjelkovic, ka thënë për Blic se Cipras është një politikan me qëndrim labil i cili shikon vetëm interesat e tij.

Ai thotë se Cipras nuk kishte mbajtur as premtimet parazgjedhore dhënë popullit të tij e njejtë do të bëjë edhe me Kosovën. Sipas tij, në momentin që kryeministrit grek i ofrohet ndonjë ndihmë financiare në kompromis me njohjen e Kosovës, ai do ta bëjë. /lajmi.net