Tradhton burrin, detyrohet të ecë nëpër rrugë me një mesazh të varur në qafë (Foto)

“Dëshiroj ta shes trupin”, thoshte mesazhi i shkruar me dorë në gjuhë kineze dhe i varur në qafën e gruas e cila u pa duke ecur e turpëruar nëpër rrugët e provincës Jiangxi, Kinë.

Fun

09/07/2015 10:00

Me kokë të përulur, gruaja kishte të veshur vetëm të brendshmet dhe po ecte nëpër rrugët e qytetit me mesazhin e hidhur të varur në qafë.

Wifes Naked Walk Of Shame Over Affair Rumour

Kjo ishte bërë nga burri i saj, i cili thuhet se e rrahu atë dhe e detyroi të ecë në mënyrë të turpshme nëpër rrugët e qytetit, transmeton Lajmi.net.

Burri 37-vjeçar, i quajtur Zhang, e akuzoi gruan e tij se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një burrë tjetër.

Shumë fotografi janë shfaqur në portale të ndryshme të cilat tregojnë gruan e quajtur Wang Ni, duke ecur në rrugët e provincës Jiangxi të Kinës Juglindore, transmeton Lajmi.net.

Wifes Naked Walk Of Shame Over Affair Rumour

Duke udhëtuar me një makinë të madhe të zezë 4×4, burri i saj mund të shihet duke lëvizur ngadalë prapa gruas, duke e shikuar atë se si poshtërohet.