Tradhtia që ia kishte bërë Beckham gruas së tij sa ishte te Reali

Futbollisti ka pasur një lidhje me asistenten e tij, Rebecca Loos, e cila e shiti këtë histori dhe u bë ylli i momentit për mediat.

Sport

23/04/2018 08:13

David Beckham dhe Victoria Beckham: Flitet se në 2003-in, gjatë kohës që ka qenë në Madrid, futbollisti ka pasur një lidhje me asistenten e tij, Rebecca Loos, e cila e shiti këtë histori dhe u bë ylli i momentit për mediat.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston: Sipas zërave, ai e ka tradhtuar atë me Angelina Jolie gjatë filmimeve të “Mr. Dhe Mrs. Smith” në 2005-ën. Pas filmimeve, ata janë ndarë dhe ai është martuar me Jolie.

Ashton Kutcher dhe Demi Moore: Aktori e ka tradhtuar “veteranen” e filmave me një vajzë të re, të quajtur Sara Leal.

Tony Parker dhe Eva Longoria: Aktorja e “Desperate Housewives” zbuloi se bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar me ish-gruan e një prej shokëve të tij të skuadrës të San Antonio Spurs. Zbulimi ka ardhur pasi ajo ka lexuar disa mesazhe erotike në celularin e Parker.

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart: Aktorja pati një lidhje me regjisorin Rupert Sanders gjatë filmimeve të “Snow White and the Legend of the Hunter”.

Dennis Quaid dhe Meg Ryan: Mbretëresha e komedive romantike të viteve ’80 ka tradhtuar bashkëshortin e saj me Russel Crowe, kur këta të dy kanë xhiruar filmin “Proof of Life”. Quiad dhe Ryan janë ndarë dhe ajo pati një lidhje me “Gladiatorin”.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver: Ylli i filmave aksion ka pranuar se e ka tradhtuar disa herë bashkëshorten e tij.

Bill Clinton dhe Hillary Clinton: Një histori që ka tronditur një botë të tërë, ish-presidenti i Amerikës ka tradhtuar gruan e tij me kolegen Monica Lewinsky.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner (dhe Jennifer Lopez): Aktori ka qenë dy herë i pabesë. Jennifer Lopez-in e ka tradhtuar me një kërcimtare ekzotike dhe Gerner me dadon.

Charlize Theron dhe Sean Penn: Aktori e ka tradhtuar me një aktore tjetër: Fleur Van Eeden, që ka qenë kontrofigura e Theron në filmin “I’ll say your name”, i drejtuar nga vetë Penn.

Tiger Woods dhe Elin Nordegren: Në 2009-ën është zbuluar se ylli i golfit e ka tradhtuar ish-gruan e tij disa herë. Një nga skandalet më të mëdha të botës së sportit dhe jo vetëm.