“Tradhti me letra” fiton çmim në ‘Los Angeles CineFest’

Festivali ‘Los Angeles CineFest’ ka shpërblyer filmin “Tradhti me letra” nga Valmir Tertini, me çmimin e publikut. Ky është çmimi i tretë radhazi për këtë film pasi fitoi në Shqipëri çmimin kombëtar pastaj në Itali çmimin për aktoren më të mirë që u shpërblye Albulena Kryeziu dhe tani çmimi i publikut nga Kalifornia e SHBA-së.

ShowBiz

04/12/2016 12:46

Sakrifica që bëjnë shqiptarët për dokumentacione, që tanimë rrëfehet edhe në filmin e Tertinit, po pëlqehet nga festivalet nëpër botë. Filmi i regjisorit Valmir Tertini do të shfaqet edhe në tri festivale, në Bullgari në International Film Festival “NEW WAVE” që drejtohet nga Lyudmil Hristov. Ky festival mbahet në janar më 25-28 dhe organizohet në New Bulgarian University ky është viti i 4 që mbahet ky festival.

Filmi i Tertinit do të jetë edhe në Montepelle të Francës, në festivalin DC Festival Awards, një festival i kritikës dramatike. Në një intervistë Tertini pati thënë që me njërin ndër organizatoret është takuar gjatë verës në Durrës i cili ka prejardhje shqiptare dhe ka rol menaxhues në këtë festival, DC festival aëards, këtë vit për herë të parë është edhe online, pasi që vitet e kaluar nuk ka funsionuar ne këtë formë. Më 10 dhjetor do të ndahen çmimet në Montepelle.

 

Festivali Hak-İş Short Film Festival që mbahet ne Ankara te Turqisë, ka dëgjuar për filmin e Tertinit që është shfaqur në Bukuresht dhe ka kërkuar qe te jete pjesë edhe ne këtë festival, në edicionin e 5-të.

Filmi Tradhti me letra’ ka këtë tematikë: Merita ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t’i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës. Merita aty ndjenë tradhtinë e hapur.

Ky film kishte premieren ne maj dhe deri me tani ka mar pjese ne dhjetra festivale ku ka fituar dhe cmime ne Itali e ne Tirane.