Toyota tregon një pjesë që do ta ketë modeli i ri Avalon (FOTO)

Pasi lansoi modelin Camry dhe është duke mbledhur përfitimet nga kjo makinë shumë e pëlqyer, Toyota nuk po humbë dhe nisi punën për modelin e ri Avalon.

Auto & Tek

12/12/2017 22:59

Gjenerata e peste e kësaj njësie, që pritet të lansohet në fillim të vitit që vjen, duhet të jetë shumë e fuqishme, pasi është thënë se do të jetë rival i BMW 5 Series.

Megjithëse nuk dihet struktura që ka dhe me çfarë fuqie do të lëvizë, kompania Toyota ka postuar një imazh, ku shihet vetëm një pjesë e kësaj veture.

Drita e përparme dhe njëra pjesë e grillit, janë të gjitha që shihen te kjo makinë, që besohet se do të jetë e gjerë dhe e lartë, për të lëvizur në të gjitha terrenet.