Toyota GR Supra 2020: Gjithçka që doni të dini për të

Toyota Supra e re del në treg më në fund pas 21 vitesh.

Auto & Tek

17/01/2019 15:23

Duke e bërë debutimin zyrtar në “Auto Show”-in në Detroid, GR Supra është një makinë sportive që mund të përcaktojë një fillim të ri për prodhuesin japonez të makinave, transmeton lajmi.net.

Makina e gjeneratës së pestë posedon vetëm dy ulëse të përparme, ndërkaq mësohet se do të dalë në shitje përgjatë verës.

Shikuar për nga aspekti i fuqisë, makina është në gjendje të prodhojë 335 kuajfuqi, ndërkaq të arrijë 100 km/h në vetëm 4 sekonda.

Ajo çfarë e bënë ende më moderne makinën është mbushja e smartfonëve përmes wireless-it që posedon GR Supra.

Çmimet e makinës do të variojnë prej 50 mijë deri në 55 mijë, varësisht nga modeli. /Lajmi.net/