Toyota Corolla 2014 crash test

Pavarësisht përmirësimeve të sigurisë në strukturën e automjetit, Toyota me modelin Corolla 2014 ka marrë shumë pak pikë nga IIHS në testin për qëndrueshmëri të karroserisë gjatë goditjes në cep të makinës.

Auto & Tek

05/10/2013 15:22

Pavarësisht përmirësimeve të sigurisë në strukturën e automjetit, Toyota me modelin Corolla 2014 ka marrë shumë pak pikë nga IIHS (instituti i sigurimeve për sigurinë e autostradës) në testin për qëndrueshmëri të karroserisë gjatë goditjes në cep të makinës.

Nëse nuk jeni të familjarizuar me vlerësimet e IIHS atëherë, vlerësimet shkojnë nga “mirë-pranueshëm-mesatar-dobët”.

Modeli i Toyota-s ka arritur vlerësimin mesatar (e dyta prej fundit) i cili e vendos pak më lartë se Kia Forte, Kia Soul, Nissan Sentra, Chevy Cruze, Chevy Sonic dhe VW Beetle.

Raporti nga IIHS tregon se përformanca e strukturës së automjetit ishte e dobët dhe hapësira e shoferit ishte kompromituar rëndë. Në qoftë se jeni duke vozitur Toyota Corolla 2014 dhe goditeni në cep atëherë ka një shans të madh që ju do të merrni një lëndim në këmbë.

IIHS nuk e thotë se sa të rënda mund të jenë lëndimet nga ky lloj aksidenti. Por Toyota Corolla 2014 fitoi pikë shumë të mira në të gjitha testet tjera të vjetër të sigurisë e të cilin e bënë një makinë të sigurtë.

Mëposhte mund të shifni se sa dëmtohet ky automjet në këtë test!

 

Toyota crash test