Toure zbulon arsyen e transferimit në Olympiacos

Yaya Toure ka shpjeguar arsyen e transferimit në Olympiacos.

Sport

03/09/2018 11:52

Yaya Toure ka bërë të ditur arsyen e transferimit në Olympiacos.

Mesfushori nënshkroi me klubin grek pas largimit të tij si futbollist i lirë nga Manchester City.

“E kisha bërë një premtim në vitin 2006, kur jam larguar dhe jam i lumtur që e kam realizuar”, deklaroi Toure për uebfaqen zyrtare të klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Kisha oferta edhe nga klube tjera evropiane, nga Azia dhe SHBA-të, por kam vendosur ta dëgjoj zemrën”, u shpreh ai. /Lajmi.net/