Toure trullos Benzeman dhe Jamesin (Video)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure befasoi duke dribluar dyshen e Real Madridit, Karim Benzema dhe James Rodriguez, në ballafaqimin e skuadrave në Santiago Bernabeu. 

Sport

05/11/2014 10:05

Qendërmbrojtësi Kolo Toure është kritikuar shpesh nga tifozët e Liverpoolit për paraqitjet e dobëta në edicionet e fundit.

Por, futbollisti nga Bregu i Fildishtë së paku mund të krenohet nga fakti se dribloi dy yje të mëdhenj të Real Madridit, në ballafaqimin e skuadrave të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Derisa ishte duke ndjekur një top krah për krah me Benzeman, Toure, arriti ta fitojë atë dhe e dribloi francezin duke vazhduar përpara.

Më pas i doli James Rodriguez, por Toure – befasisht – e dribloi edhe atë.