Toure: Nuk më njohin, sepse jam afrikan

Yaya Toure thotë se dëshiron t’ju tregojë njerëzve të tij nga kontinenti i Afrikës se janë të mirë po aq sa evropianët dhe jug-amrikanët. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë thotë se njerëzit nuk e njohin vetëm për faktin se është afrikan.

Sport

19/04/2014 00:17

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure thotë se nuk njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, sepse është afrikan.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë, i cili e ka fituar titullin e kampionit në Angli, Spanjë dhe Greqi, si dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ishte njëri nga gjashtë emrat e listës së shkurtër për futbollistin më të mirë të vitit në Angli, e cila u publikua të premten.

Pas fitores së Cityt në Capital One Cup në Ëembley në mars, Samir Nasri kishte thënë se Toure do të konsiderohej si mesfushori më i mirë në botë, nëse nuk do të ishte afrikan.

“Mendoj se Samir ishte duke e thënë atë që është definitivisht e vërtetë. Të jem i sinqertë, kjo mirënjohje ka ardhur vetëm nga fansat”, deklaroi Toure për BBC’s Football Focus.

“Nuk dua të jem i rëndë dhe nuk dua të jem negativ, por më duhet të jem i sinqertë. Nëse shkon në ndonjë pjesë të Afrikës sot, njerëzit do të thonë: Po, e njohim Lionel Messin, por kur arrin në Evropë dhe thua jam ‘Yaya Toure’, ata thonë: Kush është ai?”.

“Disa do të thonë se e dinë emrin tim, por nuk e njohin fytyrën time. Por, ata do ta njohin fytyrën e Messit”.

“Unë jam shumë krenar që jam afrikan, dua t’i mbroj njerëzit afrikanë dhe dua t’i tregoj botës se futbollistët afrikanë mund të jenë po aq të mirë sa evropianët dhe jug-amerikanët”, përfundoi Toure.