Toure në rrezik

Yaya Toure rrezikon të suspendohet për tri ndeshje derisa Federata e Futbollit të Anglisë përgatitet të marrë masa kundër mesfushorit të Manchester Cityt që goditi sulmuesin e Norwichit, Ricky van Wolfswinkel. Toure shprehi dëshpërimin e tij pas barazimit 0:0 në Carrow Road të shtunën, dhe FA do të vendosë brenda 42 orëve të ardhshme nëse…

Sport

09/02/2014 13:10

Yaya Toure rrezikon të suspendohet për tri ndeshje derisa Federata e Futbollit të Anglisë përgatitet të marrë masa kundër mesfushorit të Manchester Cityt që goditi sulmuesin e Norwichit, Ricky van Wolfswinkel.

Toure shprehi dëshpërimin e tij pas barazimit 0:0 në Carrow Road të shtunën, dhe FA do të vendosë brenda 42 orëve të ardhshme nëse do të ngarkojë akuzë ndaj reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Edhe pse sjellja e Toures ishte më tepër e pakujdesshme se sa e dhunshme, holandezi ishte i shtrirë në tokë në rastin kur u qëllua nga Toure dhe kjo do të shkojë në dëm të tij.

Dhe, në rast të suspendimit, mungesa e Toures do të ishte lajm shumë i keq për Cityn që ende nuk mund të llogaris në sulmuesin Sergio Aguero, të lënduar.

Skuadra e Manuel Pellegrinit pret Sunderlandin të mërkurën dhe Toure rrezikon të mungojë edhe në duelet kundër Chelseas në FA Cup dhe Stoke Cityt në Premierligë.