Toure: Ky është futbollisti që e urrej nga Premierliga

Yaya Toure ka shpërthyer me shaka se e urren serbin Nemanja Matic.

Sport

09/05/2018 12:37

Yaya Toure ka shpërthyer me shaka se e urren serbin Nemanja Matic, të cilin e ka përshkruar si kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Toure, i cili planifikon të qëndrojë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm, ka thënë: “E urrej atë bastard!”

“Ai është tepër i vështirë të luash kundër tij. I gjatë dhe i fuqishëm. Ka qenë argëtim të luaja kundër tij, edhe pse e vështirë. Është i fuqishëm dhe i gjatë”, ka shtuar ai.