Toure i kërkoi falje, ja çfarë i bën tani Guardiola

Pep Guardiola në konferencë për shytp ka folur për Yaya Touren, dhe kërkim faljen e tij.

Sport

04/11/2016 16:18

Mesfushori 33 vjeçar nëpërmjet një shkrimi të postuar në faqen e tij në Facebook, i kërkoi falje skuadrës së Manchester Cityt dhe trajnerit Pep Guardiola, për qëndrimin e tij dhe të agjentit të tij.

Por kjo kërkim-falje nuk është se ka ndryshuar qëndrimin e trajnerit spanjoll për të.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve.

“Kam folur me Yayan këtë mëngjes, natyrisht se kjo është një bisedë private. E di çfarë ai ka thënë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Manchester Cityn, dhe për Yayan është mirë”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Yaya po stërvitet me ne, merr pjesë në takimet tona. Por ju e dini se asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.