Toure dhe Silva paralajmërojnë Barcelonën

vDavid Silva dhe Yaya Toure ishin të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së Manchester Cityt në takimin e sotëm kundër Newcastles me rezultat 5-0, duke dërguar kështu sinjale te skuadra e Barcelonës.

Sport

21/02/2015 22:58

Goal.com ka raportuar se paraqitje perfekte e Silvas dhe Toures në takimin e sotëm, ishte vetëm një paralajmërim për skuadrën e Barcelonës.

Silva shënoi dy gola në takimin e sotëm, ndërsa Yaya Toure ishte mbresëlënës në mesfushë.

Përndryshe, Blaugranët pësuan një humbje shokuese në shtëpi kundër Malagës me rezultat 0-1.

Dyshja do të përballet gjatë mbrëmjes së të martës në Etihad Stadium, sa i përket ndeshjes së parë për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.