Tour de France ia nxjerr damarët

Garuesi i Tour de France, Bartosz Huzarski e ka postuar një fotografi të pabesueshme, pas xhiros së 18-të në turneun më të madh në botë të çiklizmit. Damarët shihet se ia kanë kapluar krejt këmbët.

Sport

26/07/2014 22:14

Fansat e sportit e dinë se Tour de France është njëra prej garave më të mëdha fizike dhe psikike në kalendarin global.

Këtë e ka vërtetuar edhe garuesi Bartosz Huzarski, i cili e ka publikuar një fotografi pas xhiros së 18-të.

Çiklisti i NetApp-Endura e postoi fotografinë e pabesueshme në Facebook, ku shihen damarët e theksuar në këmbët e tij, pas garës prej 145.5km nga Pau në Hautacam.

Ai tha se njerëzit mund të çuditen kur ta shohin foton, por që kjo i ndodh shpesh, sidomos në gara të vështira dhe në temperaturë të lartë.

“Natyrisht, unë nuk do të kem këmbë të modeleve të Victoria’s Secret, apo të ndokujt që punon në zyrë, i cili bën 10 kilometra rrugë me biçikletë apo një orë ecje, tri herë në javë”, deklaroi ai.