Totti përqafon Zanettin

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka lavdëruar ikonën e Interit, Javier Zanetti pas vendimit të mbrojtësit argjentinas për përfundimin e karrierës si futbollist, në fund të këtij sezoni.

Sport

09/05/2014 22:29

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka përshëndetur mbrojtësin e Interit, Javier Zanetti i cili ka vendosur të pensionohet në fund të këtij sezoni.

Ikona e Giallorossëve, nëpërmjet uebfaqes së tij zyrtare i ka ndërguar një përqafim virtual veteranit argjentinas, 40-vjeç, i cili do t’i varë këpucët në gozhdë, në fund të këtij sezoni.

“Futbollistët si Xavier nuk janë vetëm futbollist, simbole dhe flamuj që përfaqësojnë një klub për shumë vjet, por janë kampionë të vërtetë që mbetem në histori të këtij sporti për sjelljen, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë për fanellën”, u shpreh Totti.

“Një përqafim të fortë dhe faleminderit për gjithë atë që ke bërë për futbollin botëror, je një legjendë për të gjithë ne”, përfundoi ikona e Romës, që për vete ende nuk ka bërë plan të pensionohet nga futbolli, pavarësisht moshës 37-vjeç.