Totti: Messi – Ronaldo, ky është ai që më pëlqen më shumë

Francesco Totti ka zgjedhur yllin e Barcelonës para sulmuesit të Real Madridit.

Sport

28/12/2017 12:15

Francesco Totti ka dhënë preferencën e tij në debatin se cili mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është futbollist më i mirë.

Legjenda e Romës ka zgjedhur yllin e Barcelonës para sulmuesit të Real Madridit.

“Preferoj Messin para Ronaldos”, deklaroi Totti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Por, sa i përket transferimit të Neymarit në PSG mendoj se çmimi ishte i tepërt, të mos flasim për 85 milionë eurot e paguara nga Liverpool për Van Dijk”, u shpreh ai. /Lajmi.net/