Totti me deklaratë shokuese për largimin nga Roma

Francesco Totti iu ka thënë shokëve të skuadrës diçka shokuese.

Sport

27/05/2017 13:54

Në një darkë të përbashkët, ku mungoi trajneri Luciano Spalletti, legjenda e Romës tha që klubi po e detyron të pensionohet.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, muaj të vështirë. Do të dëshiroja t’ju ndihmoja më shumë, por e dini se si shkuan gjërat”, tha Totti, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ata më detyruan të ndalem. Nuk mund ta besoj ende faktin që s’do ta veshi më fanellën e Romës. Gjithsesi, faleminderit shumë për dashurinë dhe kujdesin që keni treguar”, shtoi kapiteni. /Lajmi.net/