Totti kthehet për derbi, ka një mesazh për Romën para duelit me Lazion

Franceasco Totti ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Romën para derbit me Lazion, sonte nga ora 18:00.

Sport

18/11/2017 12:59

Roma – Lazio, për herë të parë pas 25 vitesh, derbi i qytetit do të zhvillohet pa Francesco Tottin.

Ish kapiteni i Romës është pensionuar nga futbolli.

Por, ai prapë do të jetë prezent në stadiumin Olimpico për ta mbështetur skuadrën e tij. Totti po ashtu ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Romën para derbit me Lazion, sonte nga ora 18:00.

“Sot do të ndjej një emocion të ri, pas shumë debive në fushë do të kalojë të parin nga një kënd tjetër, ndryshe por prapë interesante”, tha Totti, përcjell “lajmi.net”.

“Ajo që nuk ndryshon është dashuria për këto ngjyra. Uroj që derbi sot të jetë një festë për sportin, sportin tim, më të bukurin, atë që e kam dashur gjithmonë dhe nuk do të ndalem kurrë në dashurinë ndaj tij”, theksoi ai. /Lajmi.net/