Totti ka disa fjalë për lojtarët e Romës pas shortit të Ligës së Kampionëve

Roma do të përballet me Porton në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

17/12/2018 13:45

Francesco Totti ka komentuar përballjen ndaj Portës, duke thënë se ata duhet t’i respektojnë ata.

Legjenda e Romës ka deklaruar se ata nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë, por që shpresojnë në këndellje deri në muajin shkurt.

“Ne patë shumë fat në short, duke parë përballjet e tjera”, tha fillimisht Totti, përcjell “lajmi.net”.

“Por, ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Porton, pasi janë një skuadër që kanë histori dhe luajnë shumë mirë.

“Shpresojmë që deri në muajin shkurt të këndellemi dhe të marrim rezultatet të mira”, ka shtuar më tej legjenda italiane. /Lajmi.net/