Totti, goli i javës (Video)

Goli i kapitenit të Romës, Francesco Totti, në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Etihad është zgjedhur si më i bukuri i ndeshjeve të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Sport

21/10/2014 16:04

Goli i Francesco Tottit për Romën në ndeshjen kundër Manchester Cityt është zgjedhur më i bukuri i dueleve të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Italiani u bë futbollisti më i vjetër që realizoi në garën elite të klubeve kontinentale kur mposhti portierin Joe Hart, në barazimin 1:1 në Etihad, në kuadër të Grupit E.

Dhe, shënimi i tij është zgjedhur si më i bukuri i javës së dytë të ndeshjeve me votat e paraqitura në faqen zyrtare të UEFA-s.