Totti e meriton Botërorin

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka thënë se nëse do të ishte në vend të Cesare Prandellit në drejtim të Italisë, do ta ftonte në ekip Francesco Tottin, për Kampionatin botëror 2014. 37-vjeçari, kapiten i Romës, ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke inspiruar skuadrën e tij drejt pozitës së parë në Serie A, edhe…

Sport

08/11/2013 11:19

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka thënë se nëse do të ishte në vend të Cesare Prandellit në drejtim të Italisë, do ta ftonte në ekip Francesco Tottin, për Kampionatin botëror 2014.

37-vjeçari, kapiten i Romës, ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke inspiruar skuadrën e tij drejt pozitës së parë në Serie A, edhe pse nuk është paraqitur në javët e fundit për shkak të një lëndimi. Ai nuk ka luajtur për Italisë prej triumfit në Kampionatin botëror 2006 në Gjermani.

“E dua shumë Tottin. Luan mirë, ka kualitete të mëdha dhe shkëlqen për Romën. Dashuria e tij ndaj ekipit është e jashtëzakonshme, ne brazilianët u kushtojnë rëndësi të madhe këtyre gjërave”, deklaroi Scolari për Gazzetta dello Sport.

“Nëse Totti do të ishte brazilian, do të kishte shanse të mëdha për tu inkuadruar në ekip. Por, ai e ka fatin që mund të jetë pjesë e një skuadre fantastike si Italia. Secili futbollist që luan për Italinë, mund të luajë pa problem edhe te Brazili. E them këtë me bindjen se Italia është skuadër shumë e fortë”, u shpreh ai.