Tottenhami shënon fitoren e dytë në Premierligë

Tottenham Hotspur ka shënuar fitoren e dytë në Premierligë në po kaq ndeshje.

Sport

18/08/2018 17:52

Skuadra nga Londra ka mposhtur në ‘Wembley’ skuadrën e Fulham me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së dytë.

Këmbëshpejti brazilian, Lucas, ishte realizator i golit të epërsisë për Tottenham, kur shënoi në minutën e 43’.

Fulham përmes serbit Mitrovic barazoi në 1:1 në minutën e 52’.

Në vazhdimin e ndeshjes, Tottenham me angazhim më të madh arriti të shënonte edhe dy herë, me anë të Trippier në minutën e  74’ dhe Harry Kane në minutën e 77’, për 3:1.

Xhiron e ardhshme Tottenham udhëton në ‘Old Trafford’, për t’u përballur me Manchester Unitedin./Lajmi.net/