Tottenhami nuk përmbahet, e turpëron Liverpoolin (VIDEO)

Tottenham ka turpëruar Liverpoolin duke e mposhtur 4:1 në ‘Wembley’.

Sport

22/10/2017 18:52

Skuadra nga Londra ka treguar se mbetet një skuadër favorite për titull të Premierligës, me fitoren e thellë ndaj Liverpooli në ndeshjen e vlefshme të xhiros së nëntë.

Gjithçka nisi mirë për vendasit që shënuan përmes Kane në minutën e 4’, për të dyfishuar në minutën e 12’ me anë të Son Heung-Min.

Liverpooli u rikthye në lojë duke shënuar në minutën e 24’ nëpërmjet Salah.

Por kjo ishte e gjitha që bëri Liverpool, pasi Tottenham vazhdoi me ndeshje të mirë, duke shënuar dy gola të tjerë.

Alli në minutën e 45’ dhe Kane në minutën e 56’, shënuan dy golat e fundit për Tottenhamin./Lajmi.net/