Tottenhami e ‘shkel’ Bournemouthin

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të thellë 1-4 në udhëtim te Bournemouth të dielën pasdite.

Sport

11/03/2018 18:53

Skuadra e trajnerit Pochetino, vazhdon të mbetet pretendent kryesor për katër pozitat e para në Premierligë.

Në kuadër të xhiros së 30-të, Tottenham ka arkëtuar tre pikë në shtëpinë e Bournemouthit.

Stanislas në fillim të ndeshjes, kaloi vendasit në epërsi.

Por, vazhdimi i saj u takoi mysafirëve që arritën të shënojnë katër herë.

Son Heung-Min me dy gola, Alli dhe Aurier me nga një, realizuan në fitoren e Tottenhamit./Lajmi.net/