Tottenhami e shkatërron Evertonin

Tottenham ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të Premierligës, duke e mposhtur Evertonin.

Sport

13/01/2018 20:21

Skuadra nga Londra, ka mposhtur 4:0 Evertonin në stadiumin ‘Wembley’.

Harry Kane me dy gola,  Son Heung-Min dhe Eriksen me nga një gol, shënuan në fitoren e Tottenhamit.

Me këtë fitore, Tottenham renditet në pozitën e pestë me 44 pikë./Lajmi.net/