Tottenhami dëshpëron Realin për Harry Kanen

Real Madrid ka marrë një lajm të keq sot nga Anglia.

Sport

11/01/2018 19:33

Skuadra e Tottenham, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga dëshira e madhe e Real Madridit, sulmuesi Harry Kane.

Mbretërit janë vënë në kërkim të reprezentuesit anglez, si zëvendësues i Karim Benzemas.

Por, mundësinë e transferimit të Kane në ‘Santiago Bernabeu’, e ka përjashtuar presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.

“Të gjithë lojtarët duam t’i mbajmë, 100 për qind do të jenë këtu edhe vitin tjetër”, ka deklaruar Levy, derisa hedhur poshtë mundësinë e largimit të Kane./Lajmi.net/