Tottenham rikthehet te fitorja në Premierligë, ‘prek’ Ligën e Kampionëve

Tottenham është rikthyer te fitorja pas dy ndeshjeve.

Sport

30/04/2018 22:52

Skuadra nga Londra ka mposhtur 2:0 Watfordin në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 36-të.

Skuadra e Pochettino shënojë nga një gol në secilën pjesë.

Dele Alli shënoi në minutën e 16’ për 1:0. Harry Kane dyfishoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë.

Kjo fitore bën që Tottenham të arrij në numrin e 71 pikëve dhe të renditet në vendin e katërt, me pesë pikë më shumë se Chelsea e vendit të pestë./Lajmi.net/