Tottenham me top transferim nga Barcelona

Tottenham është duke tentuar ta transferojë një super lojtar nga Barcelona.

Merkato

15/01/2019 10:20

Barcelona nuk po llogaritë në shërbimet e Malcom, andaj Tottenham i do shërbimet e tij.

Skuadra angleze është në presion të madh, pasi Harry Kane ka pësuar lëndim dhe do të mungojë për më shumë se një muaj, ndrysa Heung-Minn Son do të luajë në Kupën e Azisë, përcjell lajmi.net.

Kështu, Tottenham dëshiron ta transferojë Malcomin në formë huazimi me të drejt blerje.

21-vjeçari më shumë po qëndron në stol se sa që po luan, andaj Spurs e duan transferimin e tij. /Lajmi.net/