Tottenham me pesë transferime në verë

Tottenham duket se do të rikthehet fuqishëm në transferimet e lojtarëve.

Merkato

13/02/2019 12:26

Tottenham nuk bëri asnjë transferime në tre afatet e kaluar, pasi kishin investime në stadiumin e ri.

Por, skuadra angleze po rikthehet fuqishëm në tregun e transferimeve, duke kërkuar hiq më pak se pesë lojtarë, përcjell lajmi.net.

Tottenham është duke tentuar t’i transferojë lojtarët si, James Maddison nga Leicesteri, David Brooks i Bournemouthit, Adrien Rabiot nga PSG, Donny van den Beek i Ajaxit dhe Carlos Soler nga Valencia.

Për t’i realizuar këto transferime, Spurs duhet të paguajnë mbi 150 milionë euro, përveç Rabiotit që mund ta marrin me parametra zero. /Lajmi.net/