Tottenham i ofron super marrëveshje Eriksenit, e “ruan” nga Real Madrid

Skuadra nga Londra, Tottenham, i ka ofruar një super marrëveshje yllit të skuadrës.

Sport

14/10/2018 08:16

Tottenham ka gati një super marrëveshje për Christian Eriksen, marrëveshje kjo që ka për synim ta mbaj lojtarin sa më larg Real Madridit, raporton “Mundo Deportivo”.

“Los Blancos” e kanë vëzhguar që moti danezin, i cili shihet si zëvendësuesi potencial i Luka Modricit.

Në mënyrë që të mbajnë në skuadër, drejtuesit e klubit i kanë ofruar Eriksen një marrëveshje me anë të së cilës ai do të përfitonte po aq sa lojtari me të ardhurat më të larta momentalisht në klub, Harry Kane. /Lajmi.net/