Tottenham Hotspur deklason Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’

Tottenham Hotspur ka deklasuar Manchester United duke e mundur 0-3 në ‘Old Trafford’.

Sport

27/08/2018 22:51

‘Djajtë e Kuq’ kanë pësuar humbje të rëndë në shtëpi nga skuadra e Tottenham, duke u mundur me rezultat të thellë 0-3 në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës.

Pjesa e parë e përballje nuk solli asnjë gol.

Pjesa e dytë i takoi Tottenhamit, që shënoi jo më pak se tre herë.

Harry Kane në minutën e 50’ kaloi në epërsi Tottenhamin, ndërsa në minutën e 52’, Lucas shënoi për 0-2.

Ishte pikërisht Lucas që shënoi golin deklasimit për United, duke shënuar në minutën e 85’ për 0-3.

Pas tri xhirove Tottenham numëron 9 pikë,ndërsa Manchester United mbetet në kuotën  tre pikëve./Lajmi.net/