Tottenham fillon bisedimet për talentin nga Serie A

Tottenham Hotspur nuk ka transferuar asnjë lojtar në dy dritaret e fundit të transferimeve.

Sport

15/02/2019 14:37

Skuadra londineze po përgatitet që e njëjta gjë të mos i përcjell edhe gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Ata janë takuar me përfaqësuesit e Sampdorias gjatë së mërkurës, dhe po i afrohen një marrëveshje me Joachim Andersen.

‘Calciomercato’ insiston se zëvendës presidenti i Sampdorias, Antonio Romei dhe avokati i klubit Paolo Busardo kanë qenë në Londër, dje, për të përfunduar marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Një marrëveshje e mundshme do të mund t’i kushtonte Spurs rreth 25 milionë euro, por Tottenham do të duhet të luftojnë edhe me Juventus dhe Inter. /Lajmi.net/