Tottenham deklason Dortmundin në ‘Wembley’

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 3:0 ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma në ‘Wembley’, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

13/02/2019 22:50

Skuadra angleze e cila në këtë ndeshje hyri me disa mungesa, ku vlen të ceket mungesa e Harry Kane, ka arritur të marrë rezultat pozitiv nga përballja me gjermanët e Dortmund.

Golat e fitores për Tottenham erdhën në pjesën e dytë.

Ishte Son Heung-Min që në minutën e 47’ shënoi për 1:0.

Jan Vertonghen në minutën e 83’, dyfishoi epërsinë për 2:0, ndërsa Fernando Llorente në fund të ndeshjes shënoi për 3:0, për t’i dhënë Tottenhamit një fitore me vlerë para ndeshjes së kthimit në ‘Signdal Iduna Park’./Lajmi.net/