Tottenham – Arsenal, ‘zhduket’ Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan është duke u kritikuar për paraqitjen e dobët nga tifozët e “Gunners” në rrjetet sociale.

Sport

10/02/2018 15:07

Henrikh Mkhitaryan zhvilloi një ndeshje dëshpëruese në duelin e Arsenalit në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Mesfushori i ardhur nga Manchester United u zëvendësua në pjesën e dytë nga menaxheri Arsene Wenger.

Ai është duke u kritikuar për paraqitjen e dobët nga tifozët e “Gunners” në rrjetet sociale, përcjell “lajmi.net”.

Por, tifozët e Manchester United kanë reaguar duke sqaruar se kjo ishte arsyeja e largimit të tij nga Old Trafford. /Lajmi.net/