Totaj premton ndërtimin e tre parkingjeve në Prizren

Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj i shoqëruar nga i pari i kësaj partie ka bërë prezantimin e plan-programit qeverisës për këtë komunë.

Lajme

17/11/2017 13:00

Në këtë tubim Shaqir Totaj ka bërë prezantimin e projekteve urbanistike për Prizrenin.

Ndër të tjera ai ka premtuar ndërtimin e tre parkingjeve të mëdha për qytetaret e kësaj komune.

Këto parkingje do të funksionojnë me një pagesë, e cila mund të përdoret për përdorimin e trafikut urban nëpër Prizren, që do të thotë së vlejnë edhe si biletë për autobus, njofton Klan Kosova.