Totaj ironizon me Zafir Berishën: Një ish-luftëtar nuk mund të ankohet se s’ka siguri në Prizren

Kandidatët për Kryetar të Prizrenit janë ballafaquar për herë të parë në një debat të përbashkët në fillim të hapjes së fushatës zgjedhore.

Lajme

20/09/2017 20:04

Në magazinën zgjedhore të zhvilluar në RTK, të gjithë kandidatët kanë shprehur vizionin e tyre për Prizrenin por megjithatë një pjesë e madhe e diskutimeve është përqendruar në të kaluarën dhe me akuza e kundër akuza.

Megjithatë, ka pasur edhe momente ironie veçmas nga ana e kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj në drejtim të kundër kandidatëve të tij të cilët pothuajse gjatë tërë debatit kanë akuzuar qeverisjen e kaluar të PDK-së se ka dështuar me Prizrenin në të gjitha drejtimet.

Zafir Berisha i NISMA-së i cili u ankua se Prizreni është qyteti më i pasigurt në Kosovë ka nxitur menjëherë reagimin ironik të kandidatit të PDK-së, Totaj i cili ka thënë se “Zafir Berisha i cili ka dhënë një kontribut të madh gjatë kohës së luftës është paksa e habitshme se si ndihet njeriu më i pasigurt në Prizren”.