Tost në furrë

Tostin mund ta bëni edhe ndryshe, pra në furrë. Recetë e shpejtë dhe e lehtë, si zgjidhje ideale kur s’keni shumë kohë.

Lifestyle

06/02/2016 19:13

Përbërësit:

Bukë të butë për tost

Proshutë në feta

Djathë mocarel

Domate në feta

Gjethe sallate jeshile

Rrëza

Pwrgaditja:

Mes dy fetave të bukës vendosni vetëm proshutën dhe djathin mocarel. Rregulloni shijen me erëza dhe nëse keni nevojë të shtoni kripë. Futeni në furrë për disa minuta duke e kontrolluar pjekjen. Pasi ta nxirrni, shtoni fetat e domates dhe sallatës. Mund ta shoqëroni me patate të skuqura.