Toshiba futë në shitje laptopin e ri 4K Satellite P55t

Laptopi Satellite P55t Ultra HD që kushton $1,449 do të del në shitje më 22 prill dhe do të jetë në dispozicion direkt nga Toshiba. Laptopi është menduar për tregun profesional, por Toshiba beson se adhuruesit e multimedias do të jenë të tërhequr nga ky laptop. Toshiba tha se ky është laptopi i parë që…

Auto & Tek

15/04/2014 18:48

Laptopi Satellite P55t Ultra HD që kushton $1,449 do të del në shitje më 22 prill dhe do të jetë në dispozicion direkt nga Toshiba.

Laptopi është menduar për tregun profesional, por Toshiba beson se adhuruesit e multimedias do të jenë të tërhequr nga ky laptop. Toshiba tha se ky është laptopi i parë që shfaqë një rezulucion të imazhit të lartë, të quajtur “Technicolor Color Certification”.

“Profesionistët kreativë janë duke e pranuar këtë laptop 4k Ultra HD si një mundësi të re të krijimit të medias që tërheqë shikuesit me detaje të mahnitshme dhe të qarta”, tha Karl Pinto, zëvendës president i marketingut në Toshiba.

“Deri më tani, krijuesit e mediave nuk kanë qenë në gjendje të kenë këtë kombinim të performancës dhe kapaciteteve të fotografisë në një laptop, dhe ne kemi aplikuar shumë vite përvojë nga inxhinieria për ta bërë këtë laptop realitet”, shtoi ai.

Laptopi ka një ekran 15.6-inç Ultra në Rezulucion të Lartë (HD) me prekje, me një madhësi prej 3,840 nga 2,160 rezulucion në 282 piksellë për inç. Laptopi gjithashtu përfshinë një teknologji “In-Plane Switching” (IPS), që ofron kënde të gjera të shikimit. Ekrani është kalibruar duke përdorur teknologjinë e Toshiba-së “Chroma Tune” dhe është certifikuar për ngjyrën e lartë të fotografisë gjatë prodhimit, tha kompania.

Niveli i lartë i kalibrimit të ngjyrave ka për qëllim që ta bëjë laptopin të dashur për fotografët, videografët dhe projektuesit grafik, tha kompania, duke shtuar se aftësia e tij për të treguar përmbajtjen 4k dhe diskun Blu-ray duhet ta bëjnë këtë laptop të dashur edhe për ata që shikojnë filma vazhdimisht.

Karakteristika të tjera që janë të përfshira në laptop janë:

Një procesor i gjeneratës së katërt të Intel me një bërthamë i7 quad-core

Një memorie internte prej 16GB DDR3L

Kartelë grafike AMD Radeon R9 M256X, me 2GB të memories së videove

1TB disk për ruajtjen e të dhënave

Kartë SD

4 porte të USB 3.0

Wi-Fi

Një port HDMI i aftë për të prodhuar 4K

Një disk Blu-ray që është ri-shkrues (rewritable)