Tortë speciale (Receta)

Tortë për raste speciale ose edhe familjare.

Lifestyle

06/05/2016 04:48

Përbërësit:

1 litër qumësht
4 pudinga vanilje
1 margarinë
330 gr sheqer
200 gr kokos
200 gr arra të coptuara
200 gr biskota të bluara
1 qese shllag

Përgatitja:

Shumë shpejt dhe shijshëm. Së pari zihen pudingat me një litër qumësht. Në këtë masë qesim margarinë të rrahur me sheqer derisa të shkumëzoj dhe e përziejm me pudingun. Këtë masë e ndajmë në tri pjesë të barabarta. Në njëren pjesë i qesim biskotat dhe i përziejm mirë. Në tjetrën qesim kokosin e në tjetren arrat dhe i rendisim në një kallëp katrore për ëmbëlsira, jo shumë të madh.  Me rëndësi është të shtrihen mirë. Tani, mbi të trija shtresat qesim një shllag të përgaditur sipas udhëzimit në qeskë./recetagatimi